NJOFTIM - 10.10.2018 во 15:20





Agjencia për Përkrahje Financiare dhe Zhvillim Rural në bujqësi i informon të gjithë prodhuesit e qumështit se ka filluar afati për dorëzimin e kërkesave për pagesa të drejtpërdrejta për qumësht të prodhuar dhe të dorëzuar të deles, dhisë dhe lopës në periudhën nga 1 maji deri në 30 shtator të vitit 2018, përkatësisht faza e tretë. Afati për dorëzimin e kërkesave është deri me 5 nëntor 2018.

Shuma e ndihmës është 4 denarë për litër për qumështin e deleve dhe qumështin e dhive dhe 3.5 denarë për litër për qumështin e lopës. Aplikimet dorëzohen në mënyrë elektronike në njësitë rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave ku është regjistruar prona bujqësore.


Gjithashtu më 5 nëntor 2018 përfundon afati për dorëzimin e kërkesave për pagesa të drejtpërdrejta për pulat prodhuese të vezëve në periudhën prej 1 maji deri në 30 shtator të vitit 2018. Shuma e mbështetjes është 100 denarë për blerjen dhe importin e pulave për prodhimin e vezëve. Aplikimet dorëzohen në arkivat e Agjencisë për Përkrahje Financiare dhe Zhvillim Rural në bujqësi, qoftë personalisht ose me postë. Formulari për dorëzimin e kërkesave dhe dokumentacionit të kërkuar mund të merret nga Agjencia ose të shkarkohet nga faqja e internetit: www.ipardpa.gov.mk.



 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Menu