NJOFTIM 22.10.2018 - 22.10.2018 12:32





Filloi aplikimi për fitimin e subvencioneve për blerësit e kumbullave dhe grurit nga rekolta e këtij viti

Të gjithë blerësit e kumbullave dhe përpunuesit e grurit nga sot e deri më 25 dhjetor të vitit 2018 mund ti dorëzojnë aplikimet për përkrahje financiare për kumbulla të blera dhe të grurit të blerë nga prodhimi vendor nga rekolta e këtij viti.
Shfrytëzues të nënmasës "Pagesat direkte për kumbulla të blera nga prodhimi 2018 nga prodhim vendor" janë personat juridikë të regjistruar për përpunimin e produkteve bujqësore dhe personat juridikë të regjistruar për tregtinë e produkteve bujqësore të regjistruar në Regjistrin e blerësve që kanë bërë blerjen e kumbullave nga prodhimi i vitit 2018 nga prodhimi vendor në bazë të kontratava për blerje të lidhura me fermat bujqësore. Përkrahja financiare paguhet për sasitë e blera gjatë periudhës prej 15 gusht deri më 15 shtator 2018 dhe për të njëjtat pagesa të jetë e realizuar jo më vonë se 15 dhjetor 2018 me një çmim jo më të ulët se 5 denarë për kilogram. Shuma e përkrahjes është 2 denarë për kilogram.
Aplikuesit për këtë nënmasë duhet të dorzojnë aplikacion për përkrahje financiare jo më vonë se 25 dhjetor 2018.
Përveç kërkesës, dorëzohen dokumentet e mëposhtme:
- Kontratat me të gjithë fermat bujqësore
- Dëshmi për kumbulla të blera nga fermat bujqësore - Fatura
- Dëshmi e pagesës së realizuar - Deklaratë bankare

Shfrytëzues të nënmasës "Pagesa direkte për grurë të blerë nga rekolti 2018 nga prodhimi vendor" janë personat juridikë të regjistruar për përpunimin e produkteve bujqësore të regjistruar në Regjistrin e Blerësve që kanë kryer blerjen e grurit nga rekolti 2018 nga prodhimi vendor direkt nga fermat në bazë të kontratave për blerje ose nëpërmjet një blerësi të regjistruar. Përkrahja financiare paguhet për sasitë e blera jo më vonë se 15 shtator 2018 dhe për të njëjtën pagesa të jetë e realizuar jo më vonë se 15 dhjetor 2018. Shuma e përkrahjes është 1 denarë për kilogram.
Aplikuesit për këtë nënmasë duhet të dorzojnë aplikacion për përkrahje financiare jo më vonë se 25 dhjetor 2018.
Përveç kërkesës, dorëzohen dokumentet e mëposhtme:
- Kontratat me të gjithë fermat bujqësore
- Dëshmi për grurë të blerë nga fermat bujqësore Fatura
-Kontratë për grurë të blerë nga blerës I regjistruar(vetëm nëse gruri është blerë nepermjet blerësit të regjistruar)
- Dëshmi e pagesës së realizuar - Deklaratë bankare

Me ndihmën e këtyre masave bëmë stabilizimin e tregut, inkurajuam blerjen e kontraktuar dhe konkurrencën e kapaciteteve përpunuese vendase.

Të gjithë të interesuarit që plotsojnë kushtet për fitimin e përkrahjes financiare për nënmasat aplikacionet mund ti dorzojnë në arkivin e Agjencisë për përkrahje financiare dhe zhvillim rural në bujqësi personalisht ose me postë në adresën e mëposhtme:
Agjencia për perkrahje financiare dhe zhvillim rural në bujqësi
Bulevardi Treta Makedonska Brigada nr. 20
1000 Shkup

Formularët për dorzimin e kërkesave mund të merren në Agjencinë ose mund të shkarkohet nga faqja e internetit www.ipardpa.gov.mk, në pjesën "Pagesa direkte 2018"





 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Menu