
Sot, u paguan afër 412 milion denarë subvencione për bujqit
Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural pagoi afër 412 milion denarë subvencione për 9.738 subjekte. Bëhet fjalë për pagesën e subvencioneve për mirëmbajtjen e pemishteve dhe masën e pagesave direkte për ekonomitë e vogla bujqësore, të përcaktuara sipas pagesave për tre vitet e mëparshme.
Mjetet nga pagesa e sotme janë në llogaritë e të gjithë atyre që kanë paraqitur kërkesë për mbështetje financiare nga "Programa për mbështetje financiare në bujqësi", për vitin 2020 dhe kanë fituar ligjërisht të drejtën për këtë mbështetje financiare.
Përfitues nga kjo masë janë prodhuesit e kumbullave, dardhave, mollëve, pjeshkave, kajsive, qershive, luleshtrydheve, mjedrave, manaferrave, boronicave, ftua, medullave, ullinjve, mollëve japoneze, bademave, lajthive, rrushit pa fara, goji berry dhe aronive. Përfituesit e masës, pagesë direkte për ekonomitë e vogla bujqësore të përcaktuara sipas pagesave të mbetura për tre vitet e mëparshme, janë të gjitha ekonomitë bujqësore që morën mbështetje financiare në vitin 2017, 2018, 2019 dhe se ato nuk ishin përfituese të nën-masave të tjera.