Duke vizituar faqen e internetit të AMFBZhR-së, do të thotë që ju keni lexuar përmbajtjen e dokumentit të Politikës së Privatësisë. Duke rishikuar dhe njohur faqen tonë të internetit dhe këtë politikë të privatësisë, Ju pranoni dhe pajtoheni me kushtet e parapara në të.
Informatat që janë të karakterit publik në këtë faqe të internetit, kanë për qëllim që të informojnë për njoftimin e vazhdueshëm të anëtarëve të AMFBZhR-së.
AMFBZhR bën çdo përpjekje për të përditësuar në kohë të gjitha informacionet në faqen e internetit, si dhe për të eliminuar gabimet teknike dhe faktike që mund të shfaqen herë pas here, AMFBZhR pranon reagime nga anëtarët e AMFBZhR-së për çdo gabim të paqëllimshëm ose teknik.
Kjo politikë e privatësisë jep informacione të përgjithshme në lidhje me përpunimin e të dhënave personale kur e vizitoni faqen tonë të internetit dhe/ose përdorni ndonjë nga shërbimet tona administrative nëpërmjet saj. Ne mbledhim vetëm ato të dhëna personale që janë të nevojshme për të realizuar detyrat, detyrimet dhe kompetencat tona ligjore.
Mbledhja dhe përpunimi i të dhënave personale
Faqen tonë të internetit mund ta përdorni pa i zbuluar të dhënat Tuaja personale. Nuk Ju kërkohet të jepni informacion personal si kusht për përdorimin e faqes sonë të internetit, përveç nëse është e nevojshme për t'ju ofruar informacion në lidhje me kërkesën tuaj. Kur përdorni faqen tonë të internetit, të dhënat mund të mblidhen për t'ju ofruar informacionin që kërkoni.
Ne mbledhim të dhëna personale kur ju i dorëzoni ato te ne, nëpërmjet formularit të kontaktit, vetëm për qëllimin e përpunimit të kërkesës suaj, si pjesë e kërkesës së shërbimeve, pyetje ose kërkesa për materiale që nevojiten për veprimtarinë e AMFBZhR-së dhe situata të tjera të ngjashme, në të cilat keni zgjedhur të na jepni informacion. Baza e të dhënave dhe përmbajtja e saj mbeten në AMFBZhR, në përpunuesit ose serverët e të dhënave që janë nën kontrollin tonë ose nën kontrollin e partnerëve tanë, përkatësisht të kompanisë që e përpunon këtë faqe interneti dhe e cila është e detyruar me kontratë që të mbrojë të dhënat personale në të cilat do të ketë qasje. Të dhënat personale përpunohen në pajtim me dispozitat e Ligjit të Mbrojtjes së të Dhënave Personale.
Të dhënat të cilat i mbledhim
Mund të mbledhim të dhëna në lidhje me kategoritë vijuese të personave:
- Vizitorët e faqes sonë të internetit ipardpa.gov.mk
- Personat që kërkojnë qasje në informacione publike bazuar në Ligjin e Qasjes së Lirë në Informacionet me Karakter Publik. Pjesëmarrësit në trajnime, konferenca dhe ngjarje - Të dhënat personale për qëllime të realizimit të trajnimeve dhe ngjarjeve të organizuara nga AMFBZhR-ja.
Kategoritë e të dhënave të cilat përpunohen
Kur vizitoni serverin e faqes sonë të internetit, krijohen regjistra me të dhënat vijuese për çdo vizitor:
- Adresa juaj e protokollit të internetit (IP);
- Pajisja nga e cila qaseni, lloji dhe modeli;
- Sistemi juaj operativ;
- Lloji i kërkuesit, plugins (shtojcat) dhe versioni;
- Faqet që i vizitoni në faqen tonë të internetit dhe koha që kaloni në secilën faqe;
- URL-ja e faqes që ju ka transferuar në faqen tonë të internetit dhe në disa raste, termat që keni përdorur gjatë përpjekjes për të gjetur faqen e AMFBZhR;
- Gjuhën e kërkuesit që e përdorni;
- Shteti (përcaktohet përmes adresës IP).
Regjistrat e serverit fshihen automatikisht brenda 30 ditëve, përveç rasteve kur rrethanat kërkojnë mbajtje më të gjatë, për shembull, për të hetuar ndonjë virus ose sulm me qëllim të keq.
Si i mbledhim të dhënat personale
Të dhënat personale i mbledhim përmes:
- përdorimit Tuaj të faqes sonë të internetit, duke përfshirë këtu edhe format e aplikimit;
- e-mailit tonë: ipardpa.info@ipardpa.gov.mk
- postës,
- faksit,
- gojarisht.
Ne nuk ndajmë të dhëna për Ju dhe/ose vizitën Tuaj në faqen tonë të internetit, me palët e treta, përveç në rastet në vijim:
- Me kërkesë të gjykatës, policisë ose autoriteteve dhe organeve të tjera për ushtrimin e kompetencave të tyre dhe vetëm nëse ka bazë ligjore për këtë.
Koha e ruajtjes së të dhënave të mbledhura
Të dhënat që i mbledhim, ruhen në pajtim me ligjin dhe periudhën e nevojshme për të arritur qëllimin e përpunimit.
Cilat janë të drejtat Tuaja?
Të drejtat tuaja në lidhje me përpunimin e të dhënave personale janë:
- e drejta për t'u informuar për përpunimin e të dhënave personale;
- e drejta e qasjes në të dhënat personale;
- e drejta e korrigjimit dhe fshirjes së të dhënave personale;
- e drejta e kufizimit të përpunimit të të dhënave personale;
- e drejta e kundërshtimit.
E drejta е anulimit
Ju keni të drejtë në çdo kohë ta tërhiqni pëlqimin Tuaj për përdorimin e të dhënave Tuaja personale në të ardhmen. Njëjtë si për të parën, vetëm dërgoni email në adresën e dhënë në printim, përveç rasteve të parapara me ligj.
Ndryshimi i politikës së privatësisë
Politika e privatësisë do të ndryshohet dhe plotësohet në mënyrë përkatëse sipas ndryshimeve dhe aktiviteteve tona.