Rreth AMFBZhR-së

Më 11 qershor 2007, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë e miratoi Ligjin е Тhemelimit të Agjencisë së Mbështetjes Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, me qëllim të realizimit më të suksesshëm të masave të politikës bujqësore dhe të politikës së zhvillimit rural në Republikën e Maqedonisë. Kjo mundëson udhëheqje efikase të mjeteve financiare si nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë ashtu edhe me mjetet nga ndihma paraaderuese e Bashkimit Europian për zhvillim rural.


Kompetencat e Agjencisë:
  • zbatimi i masave për pagesat direkte në bujqësi;
  • ndërhyrjet në tregun e produkteve bujqësore;
  • zbatimi i kuotave të prodhimit;
  • zbatimi i masave për zhvillimin rural;
  • realizimi i fondeve nga ndihma paraaderuese e Bashkimit Europian për zhvillimin rural;
  • zbatimi i masave të ndihmës shtetërore në bujqësi;
 
Punët e Agjencisë:
  • pranimi, regjistrimi dhe përpunimi i kërkesave për mbështetje financiare;
  • miratimi i pagesës së mjeteve;
  • organizimi i punëve financiare dhe të kontabilitetit;
  • revizioni i brendshëm;
  • organizimi, realizimi dhe koordinimi i kontrolleve teknike e administrative dhe kontrolleve në vend;
  • mbledhja dhe përpunimi i të të dhënave;
  • mbajtja e bazave të të dhënave dhe regjistrave;
  • përgatitja e raporteve dhe e analizave;
     
Për kryerjen e punëve të Agjencisë i realizon procedurat në vijim:
  • publikimi i shpalljeve dhe kritereve të ndarjes së ndihmës financiare;
  • miratimi i mjeteve financiare në pajtim me kriteret;
  • lidhja e kontratave të mbështetjes financiare me shfrytëzuesit;
  • kryerja e pagesave;
  • kryerja e kontrollit në terren para dhe pas mirataimit të kërkesës;
  • miratimi i shpenzimeve financiare të pranueshme të kërkuesve përpara pagesës së mjeteve financiare;
  • ndjekja e realizimit të projektit;
  • mbajtja e procedurave ndaj shfrytëzuesve, të cilët i kanë shfrytëzuar burimet financiare në kundërshtim me kontratën;