NJOFTIM


Me kërkesë të bujqve, afati për të aplikuar për subvencione është zgjatur deri në fund të qershorit


Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural informon të gjithë bujqit se afati i fundit për dorëzimin e kërkesave për mbështetje financiare në bujqësi sipas Programit 2021, në vend që të përfundojë në maj, zgjatet deri në fund të Qershorit.

Kjo zgjatje e afatit është me kërkesë të bujqve dhe në mënyrë që të gjithë bujqit të përdorin të drejtën për të përfituar mbështetje financiare për masat e Programit të këtij viti për pagesa direkte.

Drejtori i AMFBZHR, Nikica Baçovski informon se:
"Bujqit deri në këtë afat, do të jenë në gjendje të paraqesin kërkesë në bazë të Programit për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2021, dmth për pagesa direkte për prodhimin e kulturave bujqësore, për zona të kopshtarisë, vreshta dhe pemishte, si dhe për prodhime blegtorale dhe atë për rritje të bagëtive, deleve, dhive, bletëve, derrave dhe për kafshët e therura në thertore. "- shpjegoi Baçovski.

Aplikimet për mbështetje financiare dorëzohen në mënyrë elektronike, në mënyrë të pavarur nga aplikuesit. Ata aplikantë që nuk dinë të paraqesin vetë një kërkesë ose kanë nevojë për ndihmë në krijimin e kërkesës elektronike, mund të kontaktojnë njësitë rajonale të Ministrisë së bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujrave. Aplikimet për masat e prodhimit bimor dorëzohen në bazë të të dhënave të regjistruara për parcelat në Regjistrin e vetëm të ekonomive bujqësore dhe Sistemin e identifikimit të parcelave të tokës.

Kërkesat për masat e prodhimit të bagëtive, bagëtisë, deleve, dhive dhe bletëve dorëzohen në bazë të të dhënave të regjistruara për kafshët në Regjistrin për identifikimin dhe regjistrimin e kafshëve shtëpiake që nga dita e dorëzimit të kërkesës. Blegtorët para se të paraqesin kërkesën duhet të kontrollojnë dhe, nëse është e nevojshme, të azhurnohet gjendja e kafshëve në kompaninë veterinare me të cilën ata kanë lidhur një marrëveshje.
 

Të gjithë përdoruesit e kësaj mbështetje financiare pasi kanë aplikuar dhe marrë kopjen e shtypur duhet kontrolluar mirë të dhënat dhe nëse ka devijime të caktuara brenda 30 ditëve nga data e aplikimit të bëhen korrigjimet e nevojshme.