NJOFTIM

U paguan mjetet nga paketa e pestë Kovid për prodhuesit e duhanit

Drejtori i Agjencisë për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural, Nikica Baçovski sot gjatë vizitës së tij në rajonin e Prilepit i njoftoi prodhuesit e duhanit se ka filluar zbatimi i mbështetjes së Qeverisë përmes pakos së pestë të masave për Kovid. Bëhet fjalë për pagesën prej 300 milionë denarë mbështetje financiare për 19.060 prodhues të duhanit. Mjetet paguhen përmes Sekretariatit të Përgjithshëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në kuadër të pakos për zvogëlimin e pasojave të shkaktuara nga KOVID 19.
Drejtori i AMFBZHR-së, Nikica Baçovski, sqaroi se mjetet tashmë janë në llogaritë e kultivuesve të duhanit dhe përkrahje u takon të gjithë atyre që kanë prodhuar dhe shpërndarë duhan të klasës së dytë, të tretë dhe të katërt.
“Të gjithë ata që kanë prodhuar dhe dorëzuar duhan të kategorisë së dytë, do të marrin mbështetje financiare prej tre denarë për kilogram. Ndërsa, të gjithë ata që kanë prodhuar dhe dorëzuar duhan të kategorisë së tretë dhe të katërt do të marrin 16 denarë për kilogram duhan të prodhuar dhe dorëzuar. Së bashku me mbështetjen financiare të paguar paraprakisht - subvencionet, shteti ka paguar mjete për prodhuesit e duhanit në vlerë të përgjithshme prej dy miliardë denarë. - shpjegoi Baçovski.
Prodhimi i duhanit është një degë strategjike e eksportit që sjell hyrje valutore prej rreth 100 milionë euro. Agjencia vazhdon të jetë partner i bujqve, mjetet paguhen pa asnjë përzgjedhje për të gjithë ata që ligjërisht i kanë plotësuar kushtet për përfitimin e mbështetjes financiare në bujqësi dhe zhvillim rural.