Në dispozicion mjete të reja për zhvillimin e peshkimit dhe akuakulturës, janë hapur dy thirrje të reja
Agjencia për mbështetje financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural njofton të gjithë të interesuarit se nga sot e deri më 24 dhjetor janë hapur dy thirrje të reja për zhvillimin e peshkimit dhe akuakulturës. Bëhet fjalë për shpalljen e masave “Mbrojtje plotësuese e peshqive dhe ujërave të peshkimit” si dhe masës “Mbështetje financiare për materialin grumbullues”
Drejtori i AMFBZHR-së, Nikica Baçovski informoi se përmes këtyre dy shpalljeve do të mund të realizohen investime për modernizimin dhe zhvillimin e peshkimit dhe akuakulturës në vend.
“Me masën për mbrojtjen e peshqive dhe ujërave të peshkimit, mbështetje financiare deri në 30.000 denarë mund t'u jepet të gjithë atyre që kanë bërë investime për mbrojtjen e zonave të peshkimit dhe zonave rekreative. Deri në 150.000 denarë përkrahje mund të përfitojnë të gjithë ata që i kanë mbrojtur zonat e peshkimit, ndërsa deri në 400.000 denarë do të mund të përfitojnë të gjithë ata që kanë mbrojtje të zonave të peshkimit në periudhën prej 1 prill 2021 deri më 15 korrik 2021. Mbështetje financiare deri në 40% të çmimit të tregut të pasardhësve mund të marrin të gjithë ata që kanë blerë apo rritur pasardhësit e tyre në periudhën nga 1 korriku deri më 30 shtator. Kapacitetet që do të aplikojnë për këtë nënmasë, është e nevojshme që në periudhën dhjetor të vitit të kaluar deri në të njëjtin muaj të këtij viti të mos kenë importuar peshk të gjallë dhe material rezervë.”- sqaroi Baçovski.
Gjithashtu nga sot do të mund të aplikohet për mbështetje financiare deri në 7.000.000,00 denarë për përdorues individual, prej të cilave kthimi maksimal i mjeteve është nga 50 deri në 65% të shpenzimeve të pranueshme për investimin e realizuar.
Mjetet janë grante të pakthyeshme dhe janë të destinuara për ndërtimin e objekteve të reja, ose rindërtimin e objekteve ekzistuese. Gjithashtu përmes kësaj thirrjeje mund të aplikoni për ndërtimin apo modernizimin e objekteve të përpunimit të peshkut.
Kërkesat si dhe i gjithë dokumentacioni për thirrjet mund të shkarkohen nga uebfaqja e AMFBZHR-së, gjegjësisht www.ipardpa.gov.mk.
Të gjitha dokumentet e nevojshme duhet të dorëzohen në kopje origjinale. Aplikimet e kompletuara për pagesën e mjeteve nga Programi për mbështetje financiare në peshkim dhe akuakulturë për vitin 2021, së bashku me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm të shënuar në të dyja thirrjet dorëzohen në zarf të mbyllur.
Zarfet me dokumentacion të plotë në pjesën e përparme në këndin e sipërm majtas duhet të shënohen "MOS HAP", për Thirrjen Publike 02 ose 03/2021 dhe të shënojnë kodin e nën-artikullit të cilit i referohet kërkesa.
Afati i aplikimit për të dy thirrjet publike është 24 Dhjetor 2021.
Kërkesat e paraqitura pas afatit nuk do të merren parasysh.
Informacione më të hollësishme në kontakt tel. (02) 3097-460 ose në e-mail adresën për kontakt: ipardpa.info@ipardpa.gov.mk dhe në ueb faqen: www.ipardpa.gov.mk.