
Ka filluar aplikimi për subvencione për kulturat e perimeve dhe frutave të prodhuara dhe të dorëzuara në objektet përpunuese
Të gjithë bujqit të cilët në periudhën prej 26 dhjetor 2020 deri më 25 dhjetor të këtij viti, kanë prodhuar dhe dorëzuar kulturat e perimeve dhe frutave në objektet përpunuese, nga sot deri më 25 dhjetor do të mund të aplikojnë për subvencione përmes masave 1.6 dhe 1.8.
Aplikimi bëhet në mënyrë elektronike me shpallje në ueb faqen e Agjencisë www.ipardpa.gov.mk, kyqje në rubrikën “pagesat direkte, e-kërkesë”.
Krahas kërkesave, të gjithë aplikantët duhet të dorëzojnë certifikata të lëshuara nga objekti i regjistruar i përpunimit, në të cilat do të tregohen qartë sasitë e dorëzuara.
Drejtori e AMFBZHR-së, Nikica Baçovski njofton se:
“Të drejtën e përdorimit të këtyre pagesave direkte shtesë kanë kushdo që ka arritur prodhimin e kulturave të perimeve apo frutave dhe i kanë dorëzuar në objekte të përpunimit të regjistruar. Shuma e mbështetjes është 3 denarë për kilogram të perimeve apo frutave të prodhuara dhe të dorëzuara për përpunim”, theksoi Baçovski.
Sistemi është tashmë funksional dhe mund të aplikohet. Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është 25 dhjetor 2021. Të gjithë bujqit që kanë problem, apo ju nevoitet ndihmë që të dorëzojnë aplikimet në mënyrë elektronike, mund të kontaktojnë për ndihmë Zyrat Rajonale të MBPEU-së. Të gjithë aplikantët duhet t'i kushtojnë vëmendje saktësisë së të dhënave të specifikuara në aplikim gjatë paraqitjes së aplikacioneve. Nëse aplikanti e kupton se ka bërë një gabim gjatë paraqitjes së kërkesës, ai/ajo mund ta tërheqë atë dhe të bëjë korrigjimin brenda 30 ditëve.
I gjithë dokumentacioni i nevojshëm mund të shkarkohet nga faqja e internetit e AMFBZHR, në rubrikën pagesat direkte dhe formularët.