
U aprovuan 103 aplikues rekord - Masa “furnizim i gjedheve mbarështuese” në vlerë të përgjithshme prej 253 milionë denarë
Sot në ambientet e Klubit të Deputetëve u shpërndanë marrëveshjet për mbështetje financiare për furnizimin me bagëti mbarështuese.
Në këtë manifestim morën pjesë ministri i Bujqësisë,
pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave Ljupço Nikolovski, drejtori i AMFBZHR Nikica Baçovski dhe zëvendësdrejtori i AMFBZHR Remzi Abdullahi.
Drejtori Baçovski theksoi se bëhet fjalë për aplikime të miratuara nga shpallja publike e shpallur paraprakisht e cila ka përfunduar në korrik të vitit 2021, në të cilin janë aprovuar 103 shfrytëzues me një mbështetje financiare totale prej mbi 250 milionë denarë.
“Me këtë mbështetje financiare pritet të furnizohen 2727 gjedhe, 1056 dele dhe 50 dhi të racave të cilësisë së lartë që importohen nga Evropa Qendrore dhe Perëndimore. "Ky prokurim do të përmirësojë ndjeshëm potencialin gjenetik të blegtorisë maqedonase, ku mund të presim rendiment më të lartë të qumështit dhe prodhim vendor të mishit cilësor." – theksoi Baçovski.
Vlera maksimale e shpenzimeve të pranueshme është 6,5 milionë denarë për shfrytëzues, ndërsa shfrytëzuesit që kanë nënshkruar kontrata do të marrin mbështetje financiare prej 50% - 75% të investimit të përgjithshëm.