NJOFTIM


AMFBZHR: U paguan 221.229.139,00 denarë për prodhimtari të kopshtarisë


Agjencia për mbështetjen financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural sot ka realizuar pagesën në bazë të pagesave direkte për hapsirë përpunuese për prodhimtari kopshtarie dhe lule në mjedise të hapura dhe në serra.
Bëhet fjalë për pagesë për 11 393 përfitues, të cilët gjatë aplikimit për mbështetje financiare nga programi i pagesës direkte kanë raportuar sipërfaqe bujqësore ku kultivohen kultura të kopshtarisë apo bimë aromatike, pikante dhe mjekësore.
Mbështetja e përgjithshme financiare e paguar për këtë kategori të prodhuesve bujqësore është 221.229.139 denarë.
Agjencia për mbështetjen financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural vazhdon të përpunojë kërkesat për mbështetje financiare të parashikuara në programin e pagesave direkte dhe fondin e ndërhyrjes për të cilat kërkesa do të pasohen me pagesë në periudhën e ardhshme për të gjithë aplikantët që plotësojnë kriteret dhe kushtet për përfitim të mjeteve financiare.