NJOFTIM

Delegacioni i Agjencisë për mbështetjen financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural i udhëhequr nga drejtori Nikica Baçovski mori pjesë në Konferencën e 51-rë të Drejtorëve të Agjencive të pagesave të BE-së.

Përveç delegacioneve nga shtetet anëtare të BE-së, në këtë konferencë ishin të ftuar edhe vendet e Ballkanit Perëndimor me status kandidat në BE, si dhe përfaqësues nga Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural - DG AGRI dhe përfaqësues të OLAF.

Konferenca dyditore diskutoi situatën aktuale me konfliktin ushtarak në Ukrainë dhe ndikimin e tij në inputet në bujqësi, çmimet e energjisë dhe disponueshmërinë e drithërave në tregjet evropiane.

Gjithashtu u konstatua se bashkëpunimi dhe rrjetëzimi i agjencive të pagesave nga Evropa do të jetë prioritet kryesor, veçanërisht në periudhën që pason kur duhet të fillojë zbatimi i Politikës së Përbashkët Bujqësore (CAP 2021 - 2027).

Konferenca ndau informacion mbi ndihmën financiare shtesë që anëtarët e BE-së marrin për sektorin e bujqësisë për shkak të rritjes së kostove.

Drejtori Nikica Baçovski shpjegoi modelin e mbështetjes shtesë për bujqësinë që zbatohet në Maqedoninë e Veriut përmes Fondit për Intervenim si një homolog i mekanizmave të ndërmarrë nga vendet anëtare të BE-së.

Konferenca e 51-rë e Drejtorëve të Agjencive të Pagesave të BE-së u mbajt në Paris, Francë, e cila priti Presidencën e BE-së.