Mbi 11 milionë denarë janë paguar përmes Programit për realizimin e fondit intervenues në bujqësi
Agjencia për mbështetjen financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural sot përmes programit për realizimin e fondit intervenues në bujqësi ka paguar 719 shfrytëzues në vlerë prej 11.978.631,00 denarë.
Njeriu i parë i AMFBZHR Baçovski informon:
“Kjo është pagesa e dytë radhazi në bazë të subvencionimit për pleh të blerë, i cili mbështetet financiarisht përmes Fondit të Ndërhyrjes. Tashmë kemi mbi 1800 prodhues të grurit, misrit, elbit dhe lulediellit, të cilët janë mbështetur me 27 milionë denarë”.
AMFBZHR vazhdon edhe në periudhën e ardhshme me zbatimin e masave nga fondi i ndërhyrjes. Kujdesi për fermerët mbetet fokusi ynë dhe qëllimi përfundimtar është rritja e prodhimit bujqësor vendas