Në bazë të nenit 9 paragrafi 1 pika b të Ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes sektoriale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Komisionit Evropian për vendosjen e dispozitave për menaxhimin dhe zbatimin e ndihmës financiare të Unionit për Republikën e Maqedonisë sipas Instrumentit për ndihmë para anëtarësimit në sferën e politikave për "Bujqësi dhe Zhvillim Rural" (IPARD) ("Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 38/2016), bazuar në masën e Pjesës II të Diversifikimit të fermave dhe zhvillimi i bizneseve pika 11 e Programit për shfrytëzimin e mjeteve nga Instrumenti për ndihmë para anëtarësimit për zhvillim rural të Bashkimit Evropian (IPARD) për periudhën 2014-2020 (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 177/2016), dhe në bazë të nenit 6 të Dekretit për mënyrën dhe procedurën e shfrytëzimit të mbështetjes financiare për zhvillimin e masave për zhvillim rural të financuara nga programi IPARD 2014-2020 (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 64/2016. ) dhe (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 58/2019). Vendimi i Komisionit Evropian C(2021) 5552 i datës 19 korrik 2021.
Për parashtrimin e kërkesave për shfrytëzim të mjeteve nga masa 3 “Investime në mjete fillestare për përpunim dhe marketing të prodhimeve bujqësore dhe të peshkut” nga IPARD Programi 2014-2020 (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut nr. 167/2022)
Në pjesën 1, pika 4, teksti:
“Mbështetja e përgjithshme financiare në kuadër të kësaj thirrjeje publike është: 5.028.568,00 euro ose 310.237.491 denarë, me mundësi e njëjta të rritet për kohëzgjatje të thirrjes publike”.
Ndryshon dhe thuhet:
“Mbështetja e përgjithshme financiare në kuadër të kësaj thirrjeje publike është: 5.785.728,63 euro ose në kundërvlerë të denarit 356.806.407,00 denarë.”
U.D DREJTOR
Nikica Baçovski