NJOFTIM

AMFBZHR: Realizohet pagesa direkte për kulturat bujqësore

Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural sot ka paguar subvencionet për kulturat bujqësore.

Janë paguar mbi 24.000 përfitues me një mbështetje të përgjithshme financiare prej 422,4 milionë denarë.

Përfitues të mbështetjes janë ekonomitë bujqësore që kanë mbjellë dhe korrur sipërfaqe me kultura bujqësore në vitin 2021/2022.

“Mbi 24,000 fermerë me një sipërfaqe të raportuar mbi 100,000 mijë hektarë kanë marrë mbështetje financiare përmes programit të bujqësisë. Shuma e mbështetjes është 6.000 denarë/ha, përveç lulediellit dhe lulëkuqes, ku mbështetja është 8.000 denarë/ha, kurse mbështetja për oriz është 18.000 denarë/ha”, theksoi drejtori Baçovski.

Në periudhën e ardhshme agjencia vazhdon me procesimin e kërkesave për pagesa direkte për prodhimtarinë bimore dhe blegtorale, pas së cilës do të vijojë pagesa për shfrytëzuesit që plotësojnë kushtet për të marrë mbështetje financiare.