Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural sot ka bërë pagesën për pagesa shtesë direkte për rrushin e prodhuar dhe dorëzuar në objektet e regjistruara të prodhimit të verës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Përfitues nga kjo nënmasë janë ekonomitë bujqësore që kanë sipërfaqe me hardhi dhe kanë arritur prodhim të rrushit të verës nga vjelja e vitit 2022, e cila është dorëzuar në objektet e regjistruara të prodhimit të verës në Republikën e Maqedonisë së Veriut ose është përpunuar për nevojat e objekteve të tyre përpunuese e regjistruar për prodhimin e verës në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Shuma e pagesave shtesë direkte është 2 denarë për kilogram.
Pas përpunimit administrativ të kërkesave dhe përcaktimit të plotësimit të kritereve nga dekreti për kritere më të afërta, përdoruesit e fondeve, shumat maksimale dhe mënyra e pagesave direkte, Agjencia ka kryer pagesën për 5851 përdorues në llogaritë e të cilëve janë transferuar 199,4 milionë denarë.
“Mbështetja për kultivuesit e rrushit dhe prodhimin e verës është prioritet kryesor i Qeverisë dhe institucioneve që krijojnë dhe zbatojnë masa për zhvillimin e bujqësisë. Ky është një nga sektorët që çdo vit shënon rritje të prodhimit dhe më e rëndësishmja – rritje të eksportit të rrushit si produkt bazë por edhe verës si produkt me vlerë të shtuar për të cilin jemi të njohur gjerësisht në mbarë botën”- theksoi Nikica Baçovski.
Mbështetja për kultivuesit e rrushit të Maqedonisë në vitin aktual 2023, me këtë pagesë, është afër 800 milionë denarë – mbështetje direkte, gjegjësisht subvencionimi shtetëror për amortizimin e shpenzimeve hyrëse në prodhim. Gjithashtu, sektori i vreshtarisë dhe verërave është përfitues edhe i masës për lëndë djegëse të subvencionuar për makineritë bujqësore, pra vajin e gjelbër, si dhe programet për zhvillimin rural dhe masat për fermerët e rinj, gratë rurale, prokurimi i traktorëve, si dhe Programi evropian për bujqësi dhe zhvillim rural - IPARD 2.