Baçovski: Nga fondi intervenues janë paguar afro 22 milionë denarë si mbështetje financiare për mbjelljen dhe shitjen e lakrës së dimrit

 Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural sot ka bërë pagesën në bazë të mbështetjes financiare për shpenzimet për mbjelljen apo shitjen e lakrës së dimrit.

Përfituese të kësaj mbështetje janë të gjitha ekonomitë bujqësore që kanë mbjellë lakër dimërore në natyrë në gusht 2022 ose kanë mbjellë lakër dimërore në natyrë dhe kanë shitur lakër dimërore deri më 15 prill 2023 të paktën 5000 kilogramë për hektar.

Shuma e mbështetjes financiare është 61.000 denarë për hektar për lakër të mbjellë dimërore.

“Kjo masë ishte qëllimi i diskutimeve ndërmjet institucioneve të sektorit të bujqësisë dhe prodhuesve, pas së cilës u konstatua se shteti do të ndajë buxhet deri në 30 milionë denarë për të mbështetur prodhuesit e lakrës dimërore. Pas miratimit të masës, është bërë kontrolli i grumbullimit të kërkesave për mbështetje financiare dhe përpunimi administrativ i tyre, pas së cilës urdhrat për pagesën e përfituesve i janë dorëzuar Ministrisë së Financave, e cila sot ka transferuar fondet në llogaritë e fermerëve”- informon drejtori Baçovski.

Me këtë masë janë përfshirë 476 prodhues të lakrës dimërore nga Vallandova, Gjevgjelia dhe Strumica, ndërsa mbështetja është afër 22 milionë denarë.