Njoftim
Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural ka marrë vendim për vazhdimin e afatit të thirrjes publike 01/2023 për paraqitjen e kërkesave për shfrytëzimin e mjeteve nga programi IPARD 2014 - 2020.
Zgjatja vjen me kërkesën e palëve të interesuara, të cilët për shkak të vështirësive objektive nuk janë në gjendje të ofrojnë ofertat e duhura për investimet e planifikuara dhe të dorëzojnë në kohë dokumentet e nevojshme për përdorimin e mbështetjes financiare.
Zgjatja e afatit sipas vendimit është 15 ditë, që do të thotë se afati për thirrjen publike 01/2023 është 03.10.2023.