Ndihmë shtesë dhe sigurimet

Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural njofton ekonomitë bujqësore se deri më 31 gusht 2024 do të mund të paraqesin kërkesat për masën 3. Asistencë në prime dhe sigurime nga Programi për Mbështetje Financiare në Bujqësi për vitin 2024.
 
Përfitues të kësaj mase janë ekonomitë bujqësore që kanë lidhur marrëveshje për policat e sigurimit bujqësor në periudhën nga 1 gusht 2023 deri më 31 korrik 2024.
Shuma e ndihmës është 60% e vlerës së përgjithshme të policës, por jo më shumë se 150.000,00 denarë për përfitues.
 
Kërkesat dorëzohen në sistemin elektronik të Agjencisë. Asistencë për krijimin e kërkesës elektronike ofrohet nga punonjës në njësitë rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Administrimit të Ujërave.
 
Krahas kërkesës, aplikanti dorëzon një kopje të policës dhe konfirmimin/statusin aktual nga Regjistri i Unifikuar i Ekonomive Bujqësore. Kërkesa e printuar së bashku me bashkëngjitjet dorëzohen në Agjenci.