Pagesa direkte shtesë të paguara për qengjin dhe edhin e dorëzuar/therë në kapacitetin thertore

Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural sot ka bërë pagesën në bazë të qengjit dhe edhit të dorëzuar/therë në thertore të regjistruar në kuadër të Programit për mbështetje financiare në bujqësi.

Janë paguar 1.609 rritës të dhenve dhe dhive në vlerë prej 75.640.400,00 denarë.

Përfitues të kësaj nënmase janë njësitë bujqësore që kanë shfrytëzuar mbështetje financiare për rritjen e deleve dhe dhive dhe kanë dorëzuar një qengj ose edh në një thertore të regjistruar në periudhën nga 1 janari deri më 25 dhjetor 2023.

Shuma e pagesave shtesë direkte është 600 denarë për kokë të dorëzuar.