TAIEX Multi-country Workshop

 TAIEX Multi-country Workshop

 

Në organizim të Komisionit Evropian dhe DG Agri më 9 dhe 10 tetor në Bruksel, Belgjikë, u mbajt TAIEX Multi-country Workshop për zbatimin e programeve IPARD. Me ftesë të organizatorit AMFBZHR u përfaqësua nga drejtori Ilija Stoilev së bashku me një ekip nga sektorët për zbatimin e programeve IPARD. Në aktivitet morën pjesë përfaqësues të Trupit Koordinues Kombëtar nga MBPEU, Ministria e Financave dhe Trupi i Auditimit, përfaqësues nga të gjitha vendet kandidate për anëtarësim në BE, ndërsa trajnimet dhe përvojat u prezantuan nga ekspertë të Komisionit Evropian DG-Agri dhe shtetet anëtare të BE-së.