Memorandum i nënshkruar për bashkëpunim ndërmjet agjencioneve të pagesave të Maqedonisë dhe Kroacisë

 Sot, më 18.12.2024 në Zagreb me rastin e shënimit të 15 vjetorit të ekzistimit të Agjencisë së Pagesave të Kroacisë, u mbajt takimi në mes të ministrit të bujqësisë, pylltarisë dhe peshkimit të Republikës së Kroacisë Josip Dabro dhe drejtorëve të agjencioneve të pagesave të R.Kroacisë Nikola Dolacki, R.Sllovenisë Miran Miheliq dhe R.Maqedonisë Ilija Stoilev. Në takim u zhvilluan diskutime konstruktive në interes të të tre vendeve me qëllimin përfundimtar për qasjen e një politike të përbashkët bujqësore, forcimin dhe modernizimin e sektorit bujqësor. Drejtori Ilija Stoilev theksoi se përvoja dhe ndihma që Maqedonia e merr nga vendet anëtare të BE-së është me rëndësi të madhe për modernizimin dhe inovacionin e kapaciteteve vendore bujqësore dhe përpunuese.

Manifestimi përfundoi me nënshkrimin ceremonial të memorandumit për bashkëpunim ndërmjet Agjencisë për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural të Republikës së Maqedonisë dhe Agjencisë për pagesa në bujqësi, peshkim dhe zhvillim rural të Republikës së Kroacisë. Memorandumi i nënshkruar është vazhdimësi e bashkëpunimit të suksesshëm dhe afatgjatë mes dy agjencioneve në fushën e shkëmbimit të përvojave, njohurive dhe aftësive me qëllim të shfrytëzimit sa më të madh të masave për pagesat direkte, zhvillimin rural dhe programin IPARD si dhe akreditimin e masave të reja.