Ngadalë po rrumbullakojmë vitin 2024. Pas nesh është një vit i suksesshëm, në të cilin arritëm rezultate të jashtëzakonshme. Përmirësimi i bujqësisë është një sfidë e madhe, e cila çon në një jetë me perspektivë në të gjitha rajonet e Republikës së Maqedonisë. Kujdesin për bujqit e tregojmë me vepra. Me një angazhim të jashtëzakonshëm të punonjësve të Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, të udhëhequr nga menaxhmenti, аrritëm të realizojmë rezultate historike në zbatimin e masave për mbështetje financiare.
Këtë vit kemi një pagesë rekord të fondeve nga programi për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2024 në vlerë prej 8,4 miliardë denarë që është 400 milionë denarë më shumë se sa ajo që përbënte rezultatin më të madh historik. Vetëm në 6 muajt e fundit janë paguar mbi 4,3 miliardë denarë tek bujqit.
Programi për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2024. |
|
1.1 Pagesa direkte për sipërfaqe të punueshme për të gjitha kulturat e lavërtarisë, bimët mjekësore, aromatike dhe erëza. |
|
1.2 Pagesa direkte shtesë nga nënmasat. |
|
1.4 Pagesa direkte për sipërfaqe të kultivuar për prodhimtarinë e kopshtit dhe luleve në natyrë dhe në serra |
|
1.8 Pagesa direkte për sipërfaqe të kultivuar për mirëmbajtjen e plantacioneve ekzistuese të frutave |
|
1.11Pagesa direkte për sipërfaqe të kultivuar për mirëmbajtjen e vreshtave ekzistuese |
|
1.14 Pagesa direkte për duhanin e papërpunuar aromatik oriental të kontraktuar dhe të shitur të korrjes të vitit 2023, si dhe pagesa shtesë direkte për këtë masë |
|
2.1 Pagesa direkte për krerë bagëtish femër më të vjetër se 12 muaj. |
|
2.2 Pagesa direkte për qumështin e lopës, deleve dhe dhive të prodhuara dhe të shitura |
|
2.8 Pagesa direkte për kokat e deleve të shënuara më të vjetra se 12 muaj |
|
2.10 Pagesa direkte për kokat e shënuara të dhive më të vjetra se 12 muaj |
|
3. Ndihma për primet e sigurimit |
50 milionë denarë |
8. Asistencë për mbështetjen e kostove për prokurimin e karburantit për makineritë bujqësore për pronat bujqësore |
|
Detyrimet e mbetura nga vitet e mëparshme |
4,8 miliardë denarë |
Për herë të parë në të njëjtën ditë, fermerët morën fonde për masën bazë 1.1 dhe masën shtesë 1.2 për përdorimin e materialit të certifikuar.
Për të përmirësuar qasjen në informacion për përdoruesit përfundimtarë, për herë të parë, ne prezantuam ndjekjen e rrjedhës së kërkesës dhe marrjen e vendimeve të pagesave në mënyrë elektronike përmes sistemit për dorëzimin e kërkesave për pagesa direkte.
Për më tepër, kemi realizuar edhe programet e mëposhtme:
Programi nxitës i konsumit të frutave të freskëta për vitin 2024 |
|||||
Mbështetje financiare për blerjen, shpërndarjen dhe paketimin e kajsive, pjeshkave, kumbullave, krupave, mollëve nga korrja e vitit 2024 e prodhuar në RMV |
|
||||
Programi për zbatimin e fondit të investimeve për bujqësinë për vitin 2024 |
|||||
Mbështetje financiare për luledielli të dorëzuar, rrush vere të blerë, prodhim gruri dhe kumbulle të shitur |
|
||||
Programi për mbështetjen financiare të prodhimit bujqësor organik për vitin 2024 |
|||||
Detyrimet e mbetura nga vitet e mëparshme |
183 milionë denarë |
||||
Programi i mbështetjes financiare të peshkimit dhe akuakulturës për vitin 2024 |
|||||
Mbështetje financiare për peshkimin dhe akuakulturën |
35 milionë denarë |
||||
Programi i sigurimeve shoqërore për gratë që kryejnë veprimtari bujqësore për vitin 2024 |
|||||
Përfitimi nëntë mujor i lehonisë për gratë që kanë statusin e një fermeri të siguruar, individual |
181.000 denarë |
Agjencia ka vazhduar me zbatimin e masave nga Programi për mbështetje financiare të zhvillimit rural për vitin 2024, përmes të cilit ka paguar gjithsej 630 milionë denarë për shfrytëzuesit. Pjesa më e madhe e fondeve të paguara ishin për masat e mëposhtme nga programi:
Programi për mbështetje financiare në zhvillim rural për vitin 2024 |
|
112 Ndihma për fermerët e rinj për fillimin e veprimtarisë bujqësore |
|
115 Mbështetje për një anëtare aktive femër në familjen bujqësore
|
4 milionë denarë
|
121 Investime për modernizimin e pronave bujqësore |
350 milionë denarë |
124 Investimet në infrastrukturë për zhvillimin e bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave dhe mbrojtjen nga fatkeqësitë natyrore |
|
213 Ndihma për ruajtjen e peizazheve rurale dhe karakteristikat e tyre tradicionale |
|
214 Ruajtja e diversitetit gjenetik të racave vendase të bagëtive |
|
322 Rindërtimi dhe zhvillimi i fshatrave dhe 323 ruajtja dhe promovimi i vlerave tradicionale në zonat rurale |
|
Masat e asistencës teknike |
130 milionë denarë |
Në kohë rekord, kërkesat janë përpunuar pas thirrjeve publike që janë publikuar në vitin 2024. Për blerrjen e kombajave të specializuar për korjen e orizit me tharës të lëvizshëm janë lidhur 57 kontrata me vlerë të përgjithshme mbi 34,1 milionë denarë vetëm në dy javë nga paraqitja e kërkesave.
Në vitin e ardhshëm, ne vazhdojmë të punojmë me përkushtim për investimet që do të përmirësojnë kushtet e punës së fermave bujqësore, përmes modernizimit dhe përmirësimit të kushteve në zonat rurale, si dhe me masa për të motivuar të rinjtë që të fillojnë të merren me veprimtari bujqësore.
Agjencia gjithashtu zbaton me sukses programin IPARD. IPARD është fondi i Bashkimit Evropian për mbështetjen dhe zhvillimin e bujqësisë. Duke pasur parasysh implementimin e suksesshëm të IPARD II (2014-2020), Komisioni Evropian e shpalli Maqedoninë lider në shfrytëzimin e fondeve të IPARD në rajon me vlerë të përgjithshme të mbështetjes financiare të paguar për marrëveshjet e realizuara prej rreth 4,2 miliardë denarë, pra 68 milionë euro që është 85% shfrytëzim i buxhetit programor. Ky program u zbatua përmes masave të mëposhtme:
PROGRAMI IPARD II 2014-2020 |
|
Masa 1, Investimet në asetet materiale të pronave bujqësore |
|
Masa 3, Investimet në asetet fikse për përpunimin dhe marketingun e produkteve bujqësore dhe të peshkut |
1,8 miliardë denarë (30 milionë euro)
|
Masa 7, Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i biznesit |
1 miliardë denarë (15 milionë euro) |
Masa 9, Asistencë teknike |
20 milionë denarë (300.000 euro) |
Maqedonia është vendi i parë në rajon që përdor 97 milionë euro për modernizimin e bujqësisë përmes zbatimit të programit IPARD III (2021-2027). Deri tani kemi shpallur 4 Thirrje Publike për këtë periudhë programore, ndërsa në tremujorin e parë të vitit 2025 do të shpallet edhe thirrja e pestë publike dhe ajo do të jetë për Masën 1.
Për Programin IPARD III, Agjencia ka paguar një mbështetje financiare totale prej 86,5 milionë denarë për 10 përdorues, nga të cilët për herë të parë u paguan edhe mjete avans për përdoruesit.
Në periudhën në vazhdim, Agjencia do të punojë për akreditimin e masave të reja, të cilat do të mundësojnë një shfrytëzim më të madh të fondeve evropiane, me qëllim përmirësimin e konkurrueshmërisë së prodhimit bujqësor dhe sektorit bujqësor dhe ushqimor, përmes harmonizimit të tyre me standardet e BE-së, si dhe arritjes së një mjedisi të qëndrueshëm dhe zhvillimit socio-ekonomik të zonave rurale përmes nxitjes së aktivitetit ekonomik dhe rritjes së mundësive për punësim.