Promovimi dhe prezantimi i mundësive të mbështetjes financiare për kooperativat bujqësore

Sot, në prani të ambasadorit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë, Mihalis Rokas, ministrit të bujqësisë, pylltarisë dhe menaxhimit të ujërave, Cvetan Tripunovski, drejtorit të Agjencisë për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural, Ilija Stoilev dhe kryetarit të shoqatës së kooperativave bujqësore të Maqedonisë, Mende Trajkovski, u mbajt promovimi dhe prezantimi i mundësive financiare për mbështetjen e kooperativës bujqësore të Republikës së Maqedonisë.

Në periudhën e kaluar është punuar në vazhdimësi në masat që do të kontribuojnë për bashkimin e fermerëve.Kooperativat janë një segment kyç për bujqësinë moderne dhe konkurruese dhe për këtë arsye me programin e ri për mbështetjen financiare të zhvillimit rural për vitin 2025 po e vendosim theksin serioz tek kooperativat bujqësore.