DITE INFORMATIVE PËR THIRRJE PUBLIKE 01/2025 PER MASËN 1 NGA PROGRAMI IPARD PLANIFIKOHEN PËR TË GJITHË JAVËN

Agjencia për mbështetjen financiare në bujqësi dhe zhvillim rural, Organi menaxhues në kuadër të Ministrisë së bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujit dhe Agjencia për nxitjen e zhvillimit të bujqësisë kanë nisur një fushatë për të informuar dhe njohur publikun e gjerë me mundësinë dhe disponueshmërinë e instrumentit të Bashkimit Evropian për asistencën e para-anëtarësimit për zhvillimin rural – IPARD -Programi 2021-2027(IPARD 3).

Ftohen të gjithë përdoruesit e interesuar të marrin pjesë në takimet informuese për të lehtësuar informimin dhe shfryrtëzimin e Masës 1, duke pasur parasysh se afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve për masën 1 të kësaj thirrjeje publike është data 29 mars 2025.

DITA INFORMATIVE 25 shkurt (e martë) 2025
-SVETI NIKOLLË, duke filluar nga ora 11:00 (SALLA E KOMUNËS) dhe
-VELES me fillim në ora 14:00 (SALLA E KOMUNËS).
 
DITA INFO 26 shkurt (e mërkurë) 2025
-Karbinci me fillim në ora 11:00 (SALLA E KOMUNËS)
-Shtipi me fillim nga ora 14:00 (SALLA E KOMUNËS).
 
DITA INFO 27 shkurt (e enjte) 2025
- Kavadar me fillim në ora 11:00 (SALLA E KOMUNËS)
-Timjanik me fillim nga ora 14:00 (Shkolla Fillore).
 
DITA INFORMATIVE 28 shkurt (e premte) 2025
-Prilep me fillim në ora 11:00 (SALLA E KOMUNËS)
-Krivogastan me fillim nga ora 14:00 (SALLA E KOMUNËS – OBJEKTI ZJARRFIKËS).
 

Të gjithë të interesuarit mund të marrin informacion për detajet, dokumentet e kërkuara dhe thirrjet publike në faqet e mëposhtme të internetit dhe numrat e telefonit:

- Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural http://www.ipardpa.gov.mk ose në 02/3097-460

- Agjencia për nxitjen  e zhvillimit të bujqësisë http://agencija.gov.mk/ ose në 047/228-330 dhe 047/228-370.

-Organi i menaxhimit të fondeve IPARD në Ministrinë e bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave - https://ipard.gov.mk ose 02/3134-477 lokal 113,114 dhe 115;