VAZHDON KARAVANI PER DITËT INFORMATIVE PËR THIRRJEN PUBLIKE 01/2025 PËR MASËN 1 TË PROGRAMIT IPARD

Agjencia për mbështetjen financiare në bujqësi dhe zhvillim rural, Organi menaxhues në kuadër të Ministrisë së bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujit dhe Agjencia për nxitjen e zhvillimit të bujqësisë vazhdojnë fushatën për informimin dhe njohjen e publikut të gjerë me mundësinë dhe disponueshmërinë e instrumentit të Bashkimit Evropian për asistencën e para-anëtarësimit për zhvillimin rural – IPARD -Programi 2021-2027(IPARD 3).

Ftohen të gjithë përdoruesit e interesuar të marrin pjesë në takimet informuese për të lehtësuar informimin dhe shfryrtëzimin e Masës 1, duke pasur parasysh se afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve për masën 1 të kësaj thirrjeje publike është data 29 mars 2025.

 
DITA INFO 4 Mars (e martë) 2025

-BOSILEVË me fillim nga ora 11:00 (SHTËPIA E KULTURËS) dhe

-VASILEVË me fillim nga ora 14:00 (SHTËPIA E KULTURËS).
 
DITA INFO 5 Mars (e mërkurë) 2025.
-KONÇE, me fillim nga ora 11:00 (SALLA E KOMUNËS) dhe
-RADOVISH me fillim në ora 14:00 (SALLA E KOMUNËS).
 
DITA INFO 6 Mars (e enjte) 2025
-BEROVË, me fillim nga ora 11:00 (SALLA E KOMUNËS) dhe
-VINICA me fillim nga ora 14:00 (SALLA E KOMUNËS).
 
DITA INFO 7 Mars (e Premte) 2025

-NEGOTIN (Komuna Vrapçisht), me fillim nga ora 13:00 (SHTËPIA E KULTURËS) dhe

-GOSTIVAR me fillim nga ora 15:00 (NË SALLËN NË AD ESM HEC, MAVROVË).

Të gjithë të interesuarit mund të marrin informacion për detajet, dokumentet e kërkuara dhe thirrjet publike në faqet e mëposhtme të internetit dhe numrat e telefonit:

- Agjencia për Promovimin e Zhvillimit të Bujqësisë http://agencija.gov.mk/ ose në 047/228-330 dhe 047/228-370.

-Organi i menaxhimit të fondeve IPARD në Ministrinë e bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave - https://ipard.gov.mk ose 02/3134-477 lokal 113,114 dhe 115;

 

- Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural http://www.ipardpa.gov.mk ose në 02/3097-460