Thirja për Masën 1 të Programit IPARD 3 u shpall më 12 shkurt dhe do të zgjasë deri më 29 mars 2025. Janë në dispozicion 7.4 milionë euro, të dedikuara për investime në mjete fillestare për prodhimin bujqësor.
Qëllimi kryesor për Masën 1 “Investime në mjete fillestare të ekonomive bujqësore” është rritja e efikasitetit, konkurrueshmërisë dhe prodhimit të qëndrueshëm bujqësor në sektorin bujqësor- ushqimor. Qëllimet specifike të Masës 1 përfshijnë modernizimin dhe rindërtimin e potencialit material, rritjen e vlerës së prodhimit dhe marketingut, promovimin e rritjes inteligjente të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse, si dhe përshtatjen progressive me standardet e Bashkimit Europian, përmirësimin e pozitës së fermerëve në zinxhirin e ushqimit dhe mbështetje për fermerët e rinj.
DITËT INFO 11.03.2025 (e martë):
Veleshtë, me fillim nga ora 11:00 në ndërtesën e komunës së vjetër
Misleshova, në ora 14:00 në hapësirat e Bashkësisë lokale
DITËT INFO 12.03.2025 (e mërkurë):
Murgashovë (Demir Hisar) në ora 11:00, Shtëpia e kulturës
Kravari në ora 14:00 në hapësirat Shtëpisë së Kulturës
DITËT INFO 13.03.2025 (e enjte):
Kumanovë në ora 11:00, në Shtëpinë e zejtarëve
Likovë në ora 14:00 në ndërtesën e bashkisë
Të gjithë të interesuarit informacionet rreth detajeve, dokumentet e nevojshme dhe thirrjet publike mund t’i marrin në faqet e mëposhtme të internetit dhe numrat e telefonit:
- Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe në zhvillim rural http://www.ipardpa.gov.mk ose në 02/3097-460.
- Agjencia për Nxitjen e Zhvillimit të Bujqësisë http://agencija.gov.mk/ ose në 047/228-330 dhe 047/228-370.
-Organi i menaxhimit të fondeve IPARD në Ministrinë e bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave - https://ipard.gov.mk ose 02/3134-477 lokal 113,114 dhe 115;