Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe në zhvillim rural sot ka kryer pagesën në bazë të katër nënmasave nga Programi për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2024, dhe atë:
-Nënmasa 1.8 Pagesa direkte për sipërfaqe të punueshme bujqësore për mirëmbajtjen e pemishteve ekzistuese. Përfitues të kësaj nënmase janë ekonomitë bujqësore që kanë minimum 0.2 ha sipërfaqe të mirëmbajtur me pemishte ekzistuese.
Për këtë qëllim janë paguar 19.679.962,00 denarë për 1.198 përfitues.
-Nënmasa 1.11 Pagesa direkte për sipërfaqe të punueshme bujqësore për mirëmbajtjen e vreshtave ekzistuese. Përfitues të kësaj nënmase janë ekonomitë bujqësore që kanë minimum 0.2 ha sipërfaqe të mirëmbajtur me vreshta ekzistuese.
Janë paguar 12.916.898,00 denarë për 181 përfitues.
-Nënmasa 2.1 Pagesa direkte për gjedhet femra të shënuara, më të vjetra se 12 muaj. Përfitues të kësaj nënmase janë ekonomitë bujqësore që rrisin gjedhe, i kanë shënuar dhe regjistruar ato në Regjistrin e fermave të gjedheve dhe i kanë mbajtur të paktën deri më 30 nëntor 2024.
Janë paguar 27.829.600,00 denarë për 406 përfitues.
-Nënmasa 2.8 Pagesa direkte për dhitë e shënuara, më të vjetra se 12 muaj. Përfitues të kësaj nënmase janë ekonomitë bujqësore që rrisin dhi, i kanë shënuar dhe regjistruar ato në Regjistrin e fermave të dhive dhe i kanë mbajtur të paktën deri më 30 nëntor 2024.
Janë paguar 20.013.600,00 denarë për 173 përfitues.