Mbështetja financiare evropiane është e rëndësishme për komunat dhe sektorin e biznesit

    

             

Drejtori i Agjencisë për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural Ilija Stoilev dhe zëvendësministrja për çështje evropiane, Viktorija Trajkov sot u takua me kryetarin e Komunës së Sveti Nikollës, Dejan Vlladev.

Në takim u specifikuan hapat konkretë drejt përmirësimit të kapaciteteve të komunës për shfrytëzim më të madh të fondeve evropiane në dispozicion si dhe u diskutuan projektet aktuale dhe të ardhshmen në fushën e bujqësisë dhe mundësitë për mbështetje përmes fondeve evropiane. Theks i veçantë iu kushtua zhvillimit të zonave rurale, përmirësimit të infrastrukturës dhe krijimit të mundësive të reja për fermerët vendas.

Në kuadër të vizitës, delegacioni vizitoi edhe një kompani tregtare në industrinë e mishit në komunën e Sveti Nikollës, e cila është modernizuar dhe mbështetur përmes programit IPARD. Vizita paraqet një shembull të mirë të aplikimit të suksesshëm të fondeve evropiane në zhvillimin e ekonomisë lokale dhe mbështetjen e sipërmarrjes.

 Bashkëbiseduesit e pranishëm theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe përpjekjeve të përbashkëta për nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm në rajon. Takimi u vlerësua si produktiv, me përkushtim të qartë për forcimin e mëtejmë të bashkëpunimit në interes të qytetarëve të komunës së Sveti Nikollës dhe më gjerë.