Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural sot ka bërë një pagesë në bazë të qumështit të lopës, deles dhe dhisë të prodhuar dhe të dorëzuar në kuadër të Programit për Mbështetjen Financiare të Bujqësisë për vitin 2024. Jan paguar 4.574 prodhues të qumështit në shumë prej 292.614.813,00 denarë.
Pagesa është bërë për njësitë bujqësore - prodhues të qumështit të lopës, deleve dhe dhive të regjistruar si blegtorë dele dhe dhie dhe të cilët qumështin e prodhuar ua kanë dorëzuar blerësve të regjistruar të qumështit të papërpunuar në muajt korrik, gusht, shtator, tetor, nëntor dhe dhjetor për vitin 2024.
Shuma e pagesave direkte është 5 denarë për litër për qumështin e lopës dhe 6 denarë për litër për qumështin e deles dhe dhisë.