Mbështetja financiare evropiane krijon histori maqedonase të suskesshme!

 

Drejtori i Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural , Ilija Stoilev dhe Zëvendësministrja për Çështje Evropiane, Viktorija Trajkov, sot realizuan një takim me kryetarin e komunës së Ohrit, Kiril Pecakov.

Në takim u përcaktuan hapa konkretë në drejtim të përmirësimit të kapaciteteve të komunës për shfrytëzimin më të madh të fondeve evropiane që janë në dispozicion dhe u diskutua gjithashtu për projektet aktuale dhe të ardhshme në fushën e bujqësisë dhe mundësitë për mbështetje përmesfondeve evropiane. Theksi i veçantë u vu në përmirësimin e infrastrukturës dhe krijimin e mundësive të reja për bujqit lokalë.

Në kuadër të vizitës, delegacioni realizoi edhe një vizitë gjithëpërfshirëse në qendrën e lojërave për fëmijë “Gëzimi”, e cila hapi një botë të re për rreth 20 fëmijë me paralizë cerebrale nga Ohri dhe rrethina, për prindërit e tyre, por edhe për gjithë komunitetin. Projekti është realizuar nga organizata qytetare O.V.M.B. Mbështetje Ohër, si pjesë e aktiviteteve të mbështetura në kuadër të Programit Rajonal për Demokraci Lokale në Ballkanin Perëndimor 2 – ReLOaD2, I cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohen përmes UNDP-së.

Gjithashtu, delegacioni vizitoi edhe një kantinë vere e cila është modernizuar dhe mbështetur përmes programit IPARD me një shumë prej 11 milionë denarësh, mjete që kantina I ka dedikuar për pajisje dhe përpunimin e verës. Kjo histori maqedonase është shembull i zbatimit të susksesshëm të fondeve evropiane në zhvillimin e ekonomisë lokale dhe mbështetjen e sipërmarrësisë.