Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural sot shpalli thirrjen publike nr. 02/2025 për dorëzimin e kërkesave për pagesën e mjeteve nga Programi për Mbështetje Financiare në Peshkim dhe Akuakulturë për vitin 2025

 Masa 1 Mbështetje financiare në peshkim

Nën pika:

Nën pika 1.6 Mbrojtje shtesë e peshqve në ujërat e peshkimit

Nën pika 1.7 Blerje e pajisjeve për mbrojtjen e peshqve në ujërat e peshkimit

Nën pika 1.8 Mjete financiare për largimin e ndotjeve ekzistuese në mjedisin jetësor

Masa 2 Mbështetje financiare në akuakulturë
Nën pika 2.2 Mbështetje financiare për materialin për popullim (ripeshkim)

Masa 4 Zhvillimi i tregjeve të reja dhe fushatat promovuese
Nën pika 4.1 Mbështetje financiare për promovimin e peshkimit
Nën pika 4.2 Mbështetje financiare për marketingun dhe promovimin e prodhimit akuakulturor

Përfitues të mbështetjes financiare janë shoqatat e peshkatarëve dhe të peshkimit, koncesionarët e peshqve, si dhe subjektet që janë të regjistruara për veprimtari akuakulture.

Thirrja publike vlen për tërë vitin 2025, gjatë së cilës përfituesit kanë të drejtë të aplikojnë në periudha të caktuara, varësisht nga aktiviteti për të cilin kërkohet mbështetja financiare.

Udhëzimi për përfituesit dhe dokumentet e nevojshme për paraqitjen e kërkesës mund të shkarkohen nga faqja zyrtare e Agjencisë – www.ipardpa.gov.mk.