Pagesa e masës 121 Investime për modernizimin e ekonomive bujqësore, nënmasa 121.1 blerja e bagëtisë, dhe atë e lopëve të gjinisë së lartë pedigre për qumësht, mish dhe kombinime qumësht-mish dhe mish-qumësht

 Për realizimin e Programit për mbështetje financiare të zhvillimit rural për vitin 2023, janë paguar mjete në vlerë prej 16.041.565,00 denarë, si mbështetje financiare jo e kthyeshme për 8 përfitues, si pjesëmarrje në investime të reja të dedikuara për Masën 121 – Investime për modernizimin e ekonomive bujqësore, nënmasa 121.1 Blerja e lopëve të lartë pedigre (me përjashtim të lopëve nga rasa Busha), nga importi ose nga organizata të njohura të blegtorëve në përputhje me Ligjin për blegtori.