Thirrje Publike e shpallur 08/2025 për dorëzimin e Kërkesës për pagesë të mjeteve nga Programi për mbështetje financiare për zhvillim rural për vitin 2025

Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural ka shpallur Thirrje Publike 08/2025 për kompensimin e shpenzimeve për mirëmbajtjen e kullotave dhe livadheve malore dhe mbështetje për blegtorinë tradicionale nga Programi për mbështetje financiare për zhvillim rural.

Përfitues janë ekonomitë bujqësore të regjistruara në përputhje me Ligjin për bujqësi dhe zhvillim rural në Regjistrin e vetëm të ekonomive bujqësore pranë Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Ndihma është në lartësi prej 100% të pagës neto mesatare të paguar në Republikën e Maqedonisë së Veriut për periudhën nga 1 janari 2024 deri më 31 dhjetor 2024, si shpenzim për ruajtjen dhe kullotjen e bagëtive (dele, dhi dhe/ose gjedhë) në kullota dhe livadhe, përkatësisht në ferma të regjistruara që ndodhen në vendbanime me lartësi mbidetare prej së paku 700 metra ose më shumë; përkatësisht në lartësi prej 60% të pagës neto mesatare të paguar në Republikën e Maqedonisë së Veriut për periudhën nga 1 janari 2024 deri më 31 dhjetor 2024, si shpenzim për ruajtjen dhe kullotjen e bagëtive (dele, dhi dhe/ose gjedhë) në kullota dhe livadhe, përkatësisht në ferma të regjistruara që ndodhen në vendbanime me lartësi mbidetare më të ulët se 700 metra.

Mbështetja jepet në këtë përpjesëtim:
- 1 person i punësuar për 150 dele
- 1 person i punësuar për 100 dhi
- 1 person i punësuar për 50 gjedhë,
por jo më shumë se 620.000 denarë për person të punësuar.

Numri i personave të punësuar për të cilët është paguar mbështetja duhet të jetë i njëjtë për një periudhë prej të paktën një viti pas vitit për të cilin është paguar mbështetja.

Ftojmë të gjithë subjektet e interesuar që t’i dorëzojnë kërkesat e tyre për pagesë me dokumentacionin e nevojshëm, më së voni deri më 30.07.2025.

Udhëzimi për përfituesit dhe kërkesa për pagesë mund të shkarkohen nga faqja e internetit e Agjencisë – www.ipardpa.gov.mk.