Pagesa direkte shtesë për qengja dhe/ose keca të dorëzuara nga Programi i Mbështetjes Financiare në Bujqësi për vitin 2024

 Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural sot realizoi pagesën direkte shtesë nga nën-masat 2.8 dhe 2.10 për qengja dhe/ose keca të dorëzuara nga Programi i Mbështetjes Financiare në Bujqësi për vitin 2024.

Përfitues të kësaj nën-mase janë fermat bujqësore që merren me rritjen e kecave dhe qengjave, dhe janë përfitues nga nën-masat 2.8 dhe 2.10 që kanë dorëzuar qengja dhe/ose keca në kapacitet të regjistruar për therrje në periudhën nga 26 dhjetor 2023 deri më 25 dhjetor 2024.

Shuma e pagesave direkte është 1.000,00 denarë për kokë të dorëzuar në kapacitete të regjistruara për therrje.

Në këtë bazë janë paguar 177.533.000,00 denarë ndaj 1.636 përfituesve.