Njoftim për Masën 7 “Mbështetje financiare për ruajtjen e grurit dhe elbit nga prodhimi vendor i vitit 2024 dhe për ruajtjen e grurit, elbit dhe orizit nga prodhimi vendor i vitit 2025 nga “Programi për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2025.

 Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural i njofton prodhuesit e grurit, elbit dhe orizit, të cilët e kanë ruajtur prodhimin vendor të grurit dhe elbit nga korja e vitit 2024, si dhe prodhimin vendor të grurit, elbit dhe orizit nga korrja e vitit 2025 te një magazinues i regjistruar, se është në proces dorëzimi i kërkesave për Masën 7 “Mbështetje financiare për ruajtjen e grurit dhe elbit nga prodhimi vendor i vitit 2024 dhe për magazinimin e grurit, elbit dhe orizit nga prodhimi vendor i vitit 2025”, nga Programi për Mbështetje Financiare në Bujqësi për vitin 2025.

Përfituesit e grurit dhe elbit të ruajtur në vitin 2024 janë ekonomitë bujqësore që kanë deklaruar sipërfaqe me grurë dhe elb në përputhje me nënmasën 1.1 në vitin 2024 dhe kanë dorëzuar prodhimin për ruajtje në depo në periudhën nga 15 qershori deri më 15 shtator 2024.

Përfituesit e grurit, elbit dhe orizit të ruajtur në vitin 2025 janë ekonomitë bujqësore që kanë deklaruar një sipërfaqe me grurë, elb dhe oriz në përputhje me nënmasën 1.1. në vitin 2025 dhe kanë dorëzuar prodhimin për ruajtje në depo në periudhën nga 15 qershori deri më 15 shtator 2025 për grurin dhe elbin dhe në periudhën nga 15 shtatori deri më 25 dhjetor 2025 për orizin.

Mbështetje financiare nuk u takon ekonomive bujqësore që prodhojnë grurë, elb dhe oriz dhe i ruajnë për nevoja të tyre personale.

Periudha e ruajtjes duhet të jetë së paku 2 dhe maksimumi 9 muaj.

Sasitë e pranueshme:

Maksimumi i lejuar për ruajtje është 5.000 tonë për çdo ekonomi bujqësore, ndaras për grurë, elb dhe oriz në formë të orizit të papërpunuar (arpa), për rendimente të arritura deri në pesë tonë për hektar për grurë dhe elb dhe deri në tetë tonë për hektar për oriz në formë të orizit arpa, bazuar në kapacitetet e tokës së deklaruar në kërkesën për pagesa direkte.

Shuma e mbështetjes:

100% e shpenzimeve për magazinim dhe ruajtje, me një çmim maksimal të pranueshëm për shërbimin e magazinimit deri në 120 denarë për ton në muaj , me TVSH të përfshirë.

Kërkesë për mbështetje financiare dorëzohet nga ekonomitë bujqësore me formular të plotësuar me dorë, direkt te Agjencia në adresën:

Rr. Brigada e 3-të maqedonase nr.20 (ndërtesa Tabak Maqedonia blloku C 1000), Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut.

Afati përfundimtar për dorëzimin e kërkesave për mbështetje financiare për Masën 7 për grurë dhe elb nga korrjet e viteve 2024 dhe 2025 është 30 shtator 2025, ndërsa për oriz nga korrja e vitit 2025 është 25 dhjetor 2025.

Bashkëngjitur kërkesës duhet të dorëzohen: Kontrata për nagazinimin e vërtetuar nga noteri dhe Dëshmia për magazinmin e kryer.

Magazinuesi te Agjencia dorëzon të dhënat e mëposhtme: Emri dhe mbiemri / emri i përdoruesit, NIPT / Numri i Identifikimit të Personit (EMBG/EDB) të përdoruesit, NIEB e ekonomisë bujqësore, Gjendja e stokut për çdo përdorues të mbështetjes financiare për magazinimin e produkteve bujqësore veçmas, Çmimi i veçantë për shërbimin e kryer të magazinimit.

Për grurin dhe elbin e magazinuar në vitin 2024, magazinuesi dorëzon të dhënat te Agjencia deri më 15 gusht 2025.

Për grurin dhe elbin e magazinuar në vitin 2025, magazinuesi dorëzon të dhënat te Agjencia deri më 30 qershor 2026, ndërsa për orizin e magazinuar deri më 15 tetor 2026.

Paratë paguhen drejtpërdrejt te magazinuesi në emër dhe për llogari të kërkuesit.

Formulari për dorëzimin e kërkesës, Dëshmia dhe Formulari për dorëzimin e të dhënave nga ana e magazinuesit janë publikuar në faqen Zyrtare të Agjencisë:

www.ipardpa.gov.mk, në seksionin Pagesat Direkte 2025, nënseksioni Formularë.