Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural sot e realizoi pagesën direkte shtesë nga nënmasa 1.9. e Programit për Mbështetje Financiare në Bujqësi për vitin 2024, për mollët e dorëzuara te blerësit e regjistruar ose kapacitetet përpunuese të regjistruara të shënuara në Regjistrin e blerësve të produkteve bujqësore.
Përfitues të kësaj nënmase janë ekonomitë bujqësore që janë përfitues të nënmasës 1.8. të Programit për Mbështetje Financiare në Bujqësi për vitin 2023, për mirëmbajtjen e plantacioneve ekzistuese të mollëve dhe që prodhimin e realizuar të mollëve për periudhën nga 15 shtatori 2023 deri më 15 janar 2024 e kanë dorëzuar, drejtpërdrejt ose përmes një blerësi të regjistruar, te kapacitetet përpunuese të regjistruara ose te një blerës i regjistruar, të shënuar në Regjistrin e blerësve të produkteve bujqësore – pemë.
Sasia maksimale e mollëve që është e pranueshme për mbështetje financiare është 60.000 kg për hektar të deklaruar në kuadër të nënmasës 1.8. "Pagesa direkte për sipërfaqe bujqësore të punueshme për mirëmbajtjen e plantacioneve ekzistuese të pemëve" nga Programi për Mbështetje Financiare në Bujqësi për vitin 2023.
Në bazë të kësaj mase janë paguar 99.743.746,00 denarë për 1.865 përfitues.