Realizimi i pagesave direkte për qumështin e prodhuar dhe të dorëzuar nga lopë, dele dhe dhi

Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural sot ka realizuar pagesën mbi bazë të qumështit të prodhuar dhe të dorëzuar nga lopët, delet dhe dhitë, sipas Programit për Mbështetje Financiare në Bujqësi për vitin 2025.

Janë paguar gjithsej 3.686 prodhues të qumështit, me një shumë totale prej 147.822.692 denarë.

Pagesa është realizuar për ekonomitë bujqësore – prodhues të qumështit të lopës, deles dhe dhisë, të regjistruar si mbarështues të gjedhëve, deleve dhe dhive, dhe që qumështin e prodhuar e kanë dorëzuar te blerës të regjistruar të qumështit të papërpunuar gjatë muajve janar, shkurt dhe mars të vitit 2025.

Shuma e pagesave direkte është 6 denarë për litër për qumështin e lopes 7 denarë për litër për qumështin e deles dhe dhisë.