Marrëveshje e nënshkruar për kryerjen e punëve

Sot, në hapësirat e Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, drejtori i Agjencisë, Ilija Sotilev, dhe drejtori i Inspektoratit Shtetëror për Bujqësi, Vase Anakev, nënshkruan Marrëveshje për Kryerjen e Punëve.

Në këtë mënyrë thellohet bashkëpunimi midis këtyre dy institucioneve në pjesën që ka të bëjë me kryerjen e kontrollimeve në terren, me qëllim rritjen e përqindjes së kontrollimeve te kërkuesit e mbështetjes financiare.