Drejtori i Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Ilija Stoilev, me ftesë të Komisionit Evropian, po merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare ICE 2025, e cila po mbahet nga 9 deri më 11 shtator në Reims, Francë. Konferenca i është kushtuar teknologjive dhe inovacioneve të reja në bujqësi, me theks të veçantë në sistemin për identifikimin e parcelave të tokës (LPIS), metodat moderne të monitorimit (Sistemi i Monitorimit të Sipërfaqeve – Area Monitoring System) dhe sistemin e integruar administrativ dhe të kontrollit (IACS).
Në kuadër të ngjarjes, përfaqësues nga vendet anëtare dhe vendet kandidate për anëtarësim, përfshirë edhe Maqedoninë, i prezantuan përvojat dhe sfidat e tyre në zbatimin e Politikës së Përbashkët Bujqësore.Vladimir Sodiq, përfaqësues nga MBPEU, në konferencë e prezantoi sistemin IACS në Maqedoni. Pjesëmarrja e Agjencisë përbën një hap të rëndësishëm për shkëmbimin e njohurive dhe forcimin e kapaciteteve në procesin e modernizimit të sistemeve bujqësore dhe afrimin drejt standardeve evropiane.