Karterla me vlerë për karburant për mekanizmin bujqësor në NJR Sveti Nikole

 Drejtori i Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Ilija Stoilev, sot gjatë vizitës në rajonin e Ovçepolisë, bëri inspektim në procesin e shpërndarjes së kartelave me vlerë për karburant për mekanizmin bujqësor në NJR Sveti Nikiole pranë Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Bujqve nga rajoni u janë ndarë 1.864 kartela për “naftë të gjelbër” me një vlerë të përgjithshme prej 35.461.306 denarësh. Në nivel kombëtar, përmes NJR të MBPEU-së do të shpërndahen kartela për 46.272 ekonomi bujqësore, në shumë prej 540.768.406 denarësh.

Në të njëjtën kohë, në NJR Sveti Nikolë për vitin 2025 janë paraqitur 2.100 kërkesa të unifikuara për pagesa direkte, gjë që e konfirmon aktivitetin dhe interesin e bujqve nga Ovçepolia për shfrytëzimin e masave mbështetëse.