Drejtori i Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Ilija Stoilev, dhe ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së Agjencisë për Inovacion, Zhvillim Shkencor-Teknologjik dhe Ndërmarrësi – "INOVA", Daniela Dimovska, nënshkruan sot një memorandum bashkëpunimi.
Sipas drejtorit Stoilev, ky dokument përfaqëson vendosjen e bashkëpunimit ndërmjet palëve nënshkruese në kuadër të kompetencave të marra sipas Ligjit për Veprimtari Inovative, Zhvillim Shkencor-Teknologjik dhe Ndërmarrësi, në lidhje me sigurimin e të dhënave për ofrimin e mbështetjes financiare nga fondet IPA, të cilat i nevojiten Agjencisë në procesin e kontrollit administrativ gjatë miratimit të kërkesave për mbështetje financiare nga Programi IPARD 2021–2027.
.jpg)
