Së shpejti, thirrje publike për shfrytëzimin e mjeteve sipas masës 7

Deri në fund të këtij viti, Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural do ta shpallë thirrjen publike 03/2025,  për dorëzimin e aplikimeve për përdorimin e fondeve nga Instrumenti i Ndihmës Para-Anëtarësimit për Zhvillimin Rural të Bashkimit Evropian (Programi IPARD 2021-2027)

Mjetet financiare nga Programi IPARD 2021-2027 në lidhje me zbatimin e kësaj Thirrjeje Publike nga viti 2025 janë të destinuara për masën vijuese:

- Masa 7: - Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i biznesit në sektorët e mëposhtëm prioritarë:

  • Prodhim alternativ bujqësor (nuk mbështetet sipas masave 1 dhe 3),
  • Përpunimi i produkteve alternative bujqësore (nuk mbështetet sipas masave 1 dhe 3),
  • Prodhimi i ushqimit dhe pijeve
  • Prodhimi i produkteve jo-ushqimore (për të gjitha aktivitetet e përshkruara në Shtojcën 14 të Programit IPARD 2021-2027),
  • Mbështetja për aktivitetet artizanale,
  • Mbështetja për shërbimet për popullsinë rurale,
  • Mbështetja për shërbimet në bujqësi
  • Mbështetja për turizmin rural

 Thirrja publike për propozime e Programit IPARD 2021-2027 që do të hapet së shpejti ofron mundësi më të mëdha për sa i përket llojit të investimeve, një vëllimi më të madh përfituesish potencialë ose mbështet në përgjithësi investimet në diversifikimin e fermave dhe zhvillimin e bizneseve të vendosura në zonat rurale me qëllim përmirësimin e performancës së përgjithshme, produktivitetit ekonomik dhe konkurrueshmërisë së ndërmarrjeve. 

Rregullat për përdorimin e burimeve financiare nga Programi IPARD 2021-2027 kërkojnë përfundimin paraprak të një marrëveshjeje nga përfituesit me Agjencinë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural dhe zbatimin e investimit të miratuar në përputhje me kushtet e rëna dakord më parë. Kontrolli dhe mbikëqyrja në vendin e kontratës kryhen nga persona të autorizuar nga Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural dhe institucionet përkatëse nga Republika e Maqedonisë së Veriut për menaxhimin, zbatimin dhe kontrollin e IPARD dhe Bashkimit Evropian.

Mënyra dhe procedura për përdorimin e mbështetjes financiare nga Programi IPARD 2021-2027 janë të përcaktuara në Rregulloren për mënyrën dhe procedurën e përdorimit të mbështetjes financiare për masat e zhvillimit rural të financuara nga Instrumenti për Ndihmë Para-Aderuese për Zhvillim Rural të Bashkimit Evropian.

Thirrja publike do të zgjasë 45 ditë nga dita e publikimit në gazetat ditore.

Njoftimin e plotë të shpalljes mund ta shkarkoni në linkun në vazhdim:

https://www.ipardpa.gov.mk/sq/Home/IpardPovici/34