Gëzuar 8 Marsin, punëtore të palodhshme të bujqësisë dhe gratë rurale

Drejtorja e Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Daniela Irotova Lazareva, sot uroi 8 Marsin – Ditën Ndërkombëtare të Gruas, për të gjitha fermeret dhe gratë rurale, si dhe për punonjëset e Agjencisë.
 
Ajo theksoi se kjo ditë, e dedikuar të drejtave dhe mundësive të grave, arritjeve të tyre dhe perspektivave të ardhshme, duhet të shërbejë si motiv për të marrë pjesë më aktive në krijimin dhe zbatimin e politikave bujqësore, si dhe në udhëheqjen e më shumë bizneseve bujqësore të drejtuara nga gratë.

Lazareva gjithashtu theksoi se në krijimin e politikave qeveritare u jepet prioritet grave fermerë, ku aplikacionet ku pronare janë gratë përfitojnë fonde më të larta. Për vitin 2026, është shpallur një program i veçantë për mbështetje të sigurisë sociale për gratë që kryejnë aktivitet bujqësor