Mjetet janë paguar si pagesa direkte shtesë nga nënmasa 1.4 për kulturat perimore të dorëzuara në kapacitete përpunuese. Përfitues të kësaj nënmase janë të gjitha ekonomitë bujqësore që kanë sipërfaqe të mbjella me kultura perimore dhe që janë përfitues të nënmasës 1.4 sipas kësaj rregulloreje, me kusht që prodhimi i realizuar të jetë dorëzuar në një kapacitet përpunues për perime, drejtpërdrejt ose përmes një blerësi të regjistruar, në periudhën nga 26 dhjetor 2023 deri më 25 dhjetor 2024, përfshirë edhe prodhimin për nevojat e kapaciteteve të tyre përpunuese, të regjistruara në Regjistrin e blerësve të produkteve bujqësore.
Shuma e pagesave direkte është 3 denarë për kilogram për të gjitha kulturat perimore, përveç specit të varietetit “kurtovska kapija”, për të cilin pagesa është 5 denarë për kilogram për sasitë e dorëzuara në periudhën maj–qershor 2024 dhe nëntor–dhjetor 2024.