Pagesa direkte për prodhimin e materialit farëror para-bazë dhe bazë për drithëra
Përdorues të kësaj nën-mase janë fermat bujqësore të regjistruara në Regjistrin e Furnizuesve të Materialit Farëror, të cilat kanë prodhuar dhe shitur ose përdorur për nevoja të veta material farëror para-bazë dhe bazë për drithëra në vitin 2024, në përputhje me Ligjin për Materialin Farëror dhe Fidanor për bimët bujqësore.
- Shuma e pagesave direkte për materialin farëror para-bazë të prodhuar dhe shitur ose përdorur për nevoja të veta është 20 denarë për kilogram, ndërsa për materialin farëror bazë është 10 denarë për kilogram.