Takimi i shtatë i Komitetit për Monitorimin e Programit IPARD 2021-2027

Drejtoresha e Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Daniela Irotova Lazareva, mori pjesë në takimin e shtatë të Komitetit për Monitorimin e Programit IPARD 2021-2027.

Përveç përfaqësuesve të rregullt, në rolin e vëzhguesve morën pjesë edhe përfaqësues të Komisioni Evropian, Strukturës Menaxhuese, Organit të Auditimit dhe Organit për Menaxhimin e IPARD-it.

Sipas pikave të rendit të ditës të takimit të gjashtë, u prezantuan informacione mbi gjendjen e zbatimit të IPARD-it, ku Delegacioni Evropian shprehu besim në institucionet për tejkalimin e shpejtë dhe të drejtë të situatës së krijuar për shkak të skandalit të mundshëm korruptiv lidhur me Programin IPARD në Maqedoni.

Në takim u miratuan disa konkluzione, ndër të cilat:

Modifikimi i Programit IPARD 2021-2027 – Ndryshimet në program janë harmonizuar ndërmjet Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural (AMFBZHR), NAO-së dhe PT-së, dhe të njëjtat duhet t’i dorëzohen DG AGRI për miratim.

Ndryshim i procedurave – Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural (AMFBZHR), në përputhje me ndryshimet e propozuara në Programin IPARD 2021-2027, si dhe rekomandimet e dhëna në raportet e auditimit nga ER dhe NAO, duhet të bëjë ndryshime në procedurat e brendshme të punës (duke përfshirë të gjithë sektorët në Agjenci). Ndryshimet duhet të përfundojnë deri në miratimin e modifikimit të programit nga DG AGRI, por jo më vonë se mesi i muajit korrik.

Lidhur me dinamikën – vazhdon pagesa e mjeteve për kërkesat e autorizuara dhe të miratuara për pagesë. Njëkohësisht vazhdon edhe lidhja e kontratave nga thirrjet publike 01/2024 për Masën 3 dhe 02/2024 për Masën 7. Afati i pritshëm për kompletimin e kontratave nga këto dy thirrje publike është fundi i muajit maj. Për Thirrjen Publike 01/2025 për Masën 1, përpunimi administrativ i lëndëve ka përfunduar dhe pritet përgjigje nga Departamenti për verifikimin e bazës së çmimeve referente. Pas pranimit të çmimeve, do të fillojë lidhja e kontratave edhe nga ajo thirrje publike.

 

Thirrje të reja publike priten në tremujorin e katërt të vitit 2026, përkatësisht pas miratimit të modifikimeve të programit, kompletimit të ndryshimeve në procedura, si dhe kompletimit të të gjitha kontratave nga thirrjet publike aktive, gjegjësisht mbylljes së thirrjeve.