Drejtoresha e Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Daniela Irotova Lazareva, duke filluar nga sot po merr pjesë në Konferencën e 59-të të Drejtorëve të Agjencive të Pagesave të Bashkimit Evropian, e cila do të mbahet gjatë dy ditëve të ardhshme në Qipro.
Konferencën e hapi drejtori i Agjencisë së Pagesave të Qipros, Andreas Kyprianou. Përveç një numri të madh temash thelbësore për zhvillimin dhe funksionimin e agjencive, do të diskutohet edhe për “Sistemin Evropian të Monitorimit të Tokës në kuadër të Politikës së Përbashkët Bujqësore pas vitit 2027”, përmes shembujve të shërbimeve shtesë për fermerët që tashmë ofrohen nga sistemi italian IACS në fushën e menaxhimit të rreziqeve.
Përmes përvojave të ndara ndërmjet Agjencive të Pagesave, përmirësohet funksionimi i të gjitha vendeve pjesëmarrëse, ndërsa Bashkimi Evropian ndodhet në gjysmën e rrugës së zbatimit të planeve strategjike të Politikës së Përbashkët Bujqësore.



.jpg)