Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, sot u ka paguar 15.144 kultivuesve të duhanit gjithsej 2.028.714.243 denarë.
Mjetet janë paguar si pagesa direkte për duhanin oriental aromatik të papërpunuar nga korrja e vitit 2025, i kontraktuar dhe i shitur, në kuadër të Programit për Mbështetje Financiare në Bujqësi për vitin 2026. Përfitues të kësaj nënmase janë ekonomitë bujqësore që prodhimin e tyre të duhanit nga korrja e vitit 2025 e kanë kontraktuar dhe shitur te një ndërmarrje e regjistruar për grumbullimin e duhanit, në përputhje me Ligjin për duhanin, produktet e duhanit dhe produktet e ngjashme, dhe që janë të regjistruara në Regjistrin Unik të Ekonomive Bujqësore.
• 60 denarë për kilogram për klasën I-III dhe II-I të duhanit oriental shtesë, të llojeve Prilep dhe Jaka.