Fillon paraqitja e kërkesave për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2026

Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural njofton ekonomitë bujqësore se është në vijim paraqitja e kërkesave për shfrytëzimin e mjeteve nga Programi për Mbështetje Financiare në Bujqësi për vitin 2026.

Kërkesat dorëzohen për masat e mbështetjes bazë dhe shtesë të të ardhurave të ekonomive bujqësore (pagesa direkte sipas sipërfaqes dhe krerëve të bagëtisë), masat për pagesa direkte për njësi produkti, masat për mbështetjen e inputeve në prodhim, si dhe masat për ekonomitë e vogla bujqësore.

Mbështetja sipas sipërfaqes dhe numrit të krerëve të bagëtisë kushtëzohet me prodhimin dhe shitjen e produktit te një grumbullues i regjistruar.

Për realizimin me sukses të kontrolleve në terren për masat sipas sipërfaqes, Agjencia ka siguruar të dhëna nga incizimet satelitore të periudhës së vegjetacionit të kulturave bujqësore.

Paraqitja e kërkesave bëhet në mënyrë elektronike përmes portalit elektronik të Agjencisë, ndërsa edhe këtë vit është siguruar mbështetje nga njësitë rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Për lehtësimin e përdorimit të sistemit elektronik, në faqen zyrtare të Agjencisë është publikuar Udhëzuesi për Përdoruesit, i cili përmban informacione mbi masat, kushtet për shfrytëzimin e mbështetjes financiare dhe mënyrën e paraqitjes së kërkesave.

Agjencia u bën thirrje të gjitha ekonomive bujqësore që, para dorëzimit të kërkesës, të njihen me kujdes me kushtet për shfrytëzimin e mjeteve dhe me Udhëzuesin për Përdoruesit, si dhe në kohë të përditësojnë të dhënat në regjistrat përkatës.

Afati përfundimtar për paraqitjen e kërkesave është 30 shtator 2026, në përputhje me Rregulloren për Pagesat Direkte.